Sipas traditës nata e ndërrimit të viteve mbledh rreth tryezës të gjithë familjen për të bërë gëzuar dhe përcjellë urimet për një vit të ri më të mirë se ai që lëmë pas. Por kjo është e pamundur për mjekët, infermierët, policët, zjarrfikësit, të cilët detyra i kërkon të jenë në shërbim.
Për Astrit Bimbashin, shefin e shërbimit të obstetrikës në maternitetin “Koço Gliozheni”, kalimi i natës së ndërrimit të viteve në punë nuk është e pazakontë.
Ne jemi në shërbim gjatë gjithë vitit dhe po t’I mbledhësh të gjithë mjekët që janë këtu që punojnë prej 30 viteshe kanë parë lindjen e diellit, nuk është mdonjë gjë e vecantë për ne që të jemi në punë.
Kënaqësinë e kalimit të festës në punë e mjekwt obsteter gjinekologe e marrin nga lindja e bebeve.
Të jemi të sinqertë për ne është kënaqësi për kalamajt ë lindin. Ky praktikisht është një shtëpi lindje ku njerëzit bëhen mami, babi, gjyshe, hallë. Jam i lumtur që ponoj me një kolektiv vetëmohues. Këtu ka disa njerëz që kanë 24 orë në dorë jetën e grave dhe fëmijëve dhe bëjnë të pamundurën.
Në krye të detyrës së saj si kryemami, natën e ndërrimit të viteve do të jetë edhe Nineta Nasufaga. Prej 13 vitesh ajo e ka pritur vitin e ri në ambjentet e maternitetit, ndërsa tregon emocionet e pritjes së bebes së parë.
Kemi gëzim për lindjen e parë pas orës 12 dhe krijohet një atmosferë e vecantë. Është gëzim, shkëmbejmë dhurata, bëjmë gëzuar, edhe me familjarët epacientëve.
Mbrëmjen e 31dhjetorit dhe deri në orët e para të mëngjesit së 1 janarit do të jenë në punë mijëra efektivë të policisë.
Gelad Baka prej 10 vitesh i mungon familjes së tij në këtë moment të veçantë.
Për të gjithë qytetarët që do të festojnë atë natë, ai i këshillon të jenë të kujdesshëm ne timon për t’i mos i prishur ngjyrat festës.
Nëse do të komsumojnë alkool, qytetarët të mos marrin mjetet kur të dalin të festojnë./abcnews.al