Këtë ferme ku mbarështon gjedhë Muharrem Hoçja e ka ngritur tre vite më parë. Në Krujë njihet si biznesmen i zoti megjithatë nuk ngurron t`i përvishet punës sa herë është nevoja.
Kostumin e vesh në raste të veçanta, si në këtë interviste, të tjera here e gjen me veshje të zakonshme në krye të punëve.
Si shumica e atyre që kanë sipërmarrje edhe Muharremi nuk njeh ditë pushimi. Edhe në ditë festash shtëpia nuk e mban, thotë se është i detyruar të qëndrojë në punë. Angazhimet në fermë i nis që herët në mëngjes dhe thuajse gjatë gjithë ditës qëndron aty. Ferma ka kapacitet për 260 krerë edhe pse tani ka shumë më pak se aq shpreson që t`i shtojë në vijim. Po kaq i përkushtuar është edhe ndaj një sipërfaqeje të mbjellë me pemë të ndryshme. Pavarësisht se sfidat nuk janë të pakta deri më tani Hoçja ja ka dalë. Shqetësim për të përbën mungesa e fuqisë punëtore dhe mbështetja jo e mjaftueshme sipas tij nga institucionet.
/abcnews.al/