Në protestë bashkë, aleanca pret…/ Berisha mbron Metën, por nuk deklaron koalicion

schedule15:09 - 28 Tetor, 2024

schedule 15:09 - 28 Tetor, 2024

Prangosja e Ilir Metës një javë më parë duket se do të bashkojë edhe më fortë dy partitë aleate në protestën e pasdites së të martës.

Me Metën në paraburgim dhe Berishën e izoluar në shtëpi, PD dhe PL do të jenë në rrugë, në disa nyjë rrugore, kyce të vendit, që lidhen me Tiranën.

Por kur diskutimi për koalicion për zgjedhjet, përgjigjja nuk është kaq e prerë, nëse do të jenë bashkë apo jo. Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se është ende cështje e hapur.

“Çështja e koalicionit është një çështje e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet.  Partia e Lirisë është një parti aleate. Ilir Meta është një i burgosur politik.”

Kur Sali Berisha pa logo e vulë, para qershorit, kërkoi ndihmën e Ilir Metës, ky i fundit nuk e kurseu flamurin e tij, për të strehuar kandidatët demokratë, si në zgjedhjet e pjeshshme të marsit 2022, në 6 bashki, ato lokale, një vit më vonë. Me Ilir Metën nën arrest shtëpie pritet të shikohet nëse aleanca e tyre do të vijojë, pavarsisht se deri më tani as kreu i PL-së, sa ishte në liri, nuk e ka dhënë një përgjigje të qartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!