Skënderbeu e Teuta do të zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, prej orës 13:45.
Problemi kryesor para këtij dueli është gjendja e fushës në stadiumin “Skënderbeu”.
Bora ka mbuluar fushën dhe do të jetë arbitri i ndeshjes që do të të vendosë nëse do të luhet ky duel.
Gjasat janë më të mëdha që të luhet, sikurse ka ndodhur edhe sezonin e shkuar në një ndeshje me Partizanin. / abcnews.al