“Në profesion edhe jam rrëzuar”, spikerja e njohur e lajmeve: Mundohem të mos dështojë si prind

schedule21:56 - 12 Maj, 2021

schedule 21:56 - 12 Maj, 2021

Blerta Tafani është prej 6 vitesh spikere në RTSH, duke krijuar tashmë një imazh ikonik.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë”, ajo ka treguar fillimet në televizion dhe vështirësitë që ka hasur.

Sipas Blertës, nëse nuk ke kaluar nga terreni, atëherë nuk quhesh spikere.

“Unë e them me bindje që një spikere lajmesh duhet të kalojë një herë nga terreni. Është ndryshe të jesh një lexues lajmesh dhe një spiker. Një spiker duhet të kalojë nga terreni.

Në rast se ke për të lexuar je okay, ndërsa në rast se ndodh një ngjarje e jashtëzakonshme e kupton vërtetë se kush është gazetarë”.

Më tej, Tafani ka zbuluar se është nënë e një vajze dhe kur bëhet fjalë për të nuk ka kompromise.

“Nëse afër gjatë 19 vitesh kam dështuar, jam rrëzuar. Të gjithë e dinë se sa e vështirë është rruga e televizionit. Në familje dhe të qënurit prind mundohem të mos dështojë asnjëherë. Njeriu ka nevojë edhe për profesionin dhe për familjen, por aty nuk ka kompromise”./abcnews.al