Socialistët “harrojnë” Covid-in në Elbasan

schedule17:02 - 1 Shtator, 2020

schedule 17:02 - 1 Shtator, 2020

Pasditen e sotme socialistët ‘zbarkuan’ në Elbasan ku po zhvillojnë mbledhjen e grupit për të marrë detyrat dhe porositë nga kreu i partisë për zgjedhjet e ardhshme në lidhje me organizimin, pasi është vit elektoral, por për të diskutuar edhe për qëndrimin dhe strategjinë për shumë cështje të tjera në raport me opozitën dhe jo vetëm.

Mbledhja nisi rreth orës 16:00. Përpara nisjes së takimit një pjesë e deputetëve të grupit socialist pritjen e orarit dhe kolegëve që të vinin e bënë në lokalin e resortit në Elbasan, ku po mbahet takimi.

Por socialistët gjatë bisedave me ‘mall’ pas kthimit nga pushimet ‘harruan’ sëmundjen e koronavirusit, pasi u mblodhën të gjithë bashkë grumbull pa ruajtur distancën, madje disa prej tyre nuk kishin as maskë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!