Në pritje të Papa Françeskut, prifti Dj luan tekno para meshës në Portugali

schedule22:40 - 8 Gusht, 2023

schedule 22:40 - 8 Gusht, 2023

Një prift nga Portugalia është bërë viral në rrjete sociale. Gjatë Ditës Botërore të Rinisë, ai i bëri të gjithë të kërcejnë me muzikë, e cila, për këtë lloj ngjarjeje fetare, është e pazakontë. Prifti Guilherme Peixoto vendosi t’i zgjonte pelegrinët që prisnin në Campo de la Gracia për meshën e Papa Françeskut me muzikë house dhe tekno.

Me stilin e tij të quajtur ‘Melodic Techno’, At Guilherme kombinoi tema elektronike me fraza nga Papa Gjon Pali II dhe Françesku, si dhe fragmente nga ‘Fratelli tutti’ dhe ‘Laudato Si’.“Përgatita gjithçka për të zgjuar njerëzit sikur të ishte një himn lavdie për Zotin, siç duhet të jetë jeta jonë”, shpjegoi prifti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by la Repubblica (@larepubblica)

“Dua t’ju sjell një mesazh në një gjuhë tjetër. Nëse jam në kishë përdor një gjuhë, por nëse jam në një sallë koncertesh përdor një gjuhë tjetër. Në çdo rast, kërkoj të tregoj thelbin e Kishës dhe prifti që jam unë ”, shtoi ai./abcnews.al