Dy prej emrave më të përfolur gjatë muajve të fundit kanë qenë padyshim çifti, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz. Dyshja, të cilët nisën romancën gjatë kohës që ishin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, janë tashmë në pritje të fëmijës së parë. Einxhel dhe Dagz pritet të bëhen me një djalë.
Së fundmi, moderatorja ka publikuar disa fotografi nga festa që organizuan kur zbuluan gjininë e fëmijës duke shprehur dhe lumturinë për bebushin që do të vijë në jetë. “Ne jemi mbi re”, ka shkruar Einxhel krahas fotove ku shihet e përqafuar me Dj e njohur nga Kosova.
Kujtojmë që Einxhel dhe Dahz konfirmuan se do të bëheshin prindër disa javë më parë. Ndonëse përflitej prej disa kohësh se moderatorja është në pritje të ëmbël, mohuan lajmet. Por, tashmë që barku është rritur, Einxhel vendosi të pranojë publikisht se do të bëhet nënë. /abcnews.al