Emma Stone do të bëhet se shpejti nënë. Pas disa muajsh spekulimesh se është në pritje të ëmbël, aktorja u fotografua me barkun e rrumbullakosur gjatë një shëtitjeje me një mikeshën e saj në Los Angeles.
Ky do të jetë fëmija i parë për Emën dhe partnerin e saj Dave McCary. Martesa e tyre u konfirmua për herë të parë në shtator pas shumë thashethemeve se ata fshehurazi lidhën kurorë vitin e kaluar.
Spekulimet se 32-vjeçarja është në pritje të ëmbël filluan në shtator. Këto lajme vijnë një muaj pasi u raportua se Stone kishte hequr dorë nga filmi i ardhshëm që do të luante me Brad Pitt. /abcnews.al