Në pritje të ëmbël, Emma Roberts: Mjekët më thanë se mund të mos bëja kurrë fëmijë

schedule08:17 - 13 Nëntor, 2020

schedule 08:17 - 13 Nëntor, 2020

Emma Roberts ka folur së fundmi rreth shtatzanisë. Në një intervistë për Cosmopolitan, aktorja ka rrëfyer sesi iu desh të ngrinte vezët pasi mjeku e informoi se ishte diagnostikuar me endometriozë.

Kur isha adoleshente jam diagnostikuar me endometriozë. Mjekët më thanë që duhej të ngrija vezët dhe se ndoshta nuk do mund të lindja kurrë fëmijë. Të them të drejtën, u tmerrova. Thjesht mendimi se, mbase, nuk do të isha në gjendje të kisha fëmijë.

I ngriva vezët e mia përfundimisht, i cili ishte një proces i vështirë. Pastaj fillova të flas me vajza dhe gra të ndryshme. Bisedat me to më bënë të kuptoja që nuk isha e vetme, që kishte shumë të tjera në gjendjen tim, por ja ku jam tani”, tregon Emma.

emma roberts, pregnant, wearing a green and pink rose flower dress, sitting on a diving board above pool near home

Roberts është shprehur dhe më parë se ndihet e lumtur me faktin se është në pritje të një djali. “Jam përpjekur të mos blej shumë gjëra edhe pse më pëlqen të bëj pazar. E vetmja gjë që mund të them është falë zotit që nuk kam një vajzë sepse thjesht do isha çmendur me aq shumë veshje“, tha aktorja.

Emma zbuloi në fund të Gushtit se po priste një djalë me të dashurin Garrett Hedlund. Garrett dhe Emma janë nisën romancën e tyre të dashurisë që nga Marsi i vitit 2019. /abcnews.al

still image of emma roberts, pregnant, wearing black lingerie and sheer robe, walking in profile with hand on neck near her pool outside

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!