Në pritje të ëmbël, Emina Cunmulajn e gjen ditëlindja në spital

schedule15:32 - 14 Shtator, 2021

schedule 15:32 - 14 Shtator, 2021

Këtë vit, modelen e njohur, Emina Cunmulaj e ka gjetur ditëlindja në spital. Shkak janë bërë kontraksionet e lindjes.

Përmes një video të postuar, modelja ka treguar se nuk e di nëse është alarm fals apo bebi po vjen. Pas disa orësh ajo konfirmoi se bebi është duke ardhur.

“Nuk ishte alarm fals. Po presim bebin të vijë. Sot është ditëlindja ime, në fakt vetëm për dy orët e ardhshme. Pyes veten a do vijë bebi për ditëlindje time, apo do ketë ditën e tij të lindjes”, është shprehur Emina.

Ndërkohë, ne na mbetet të presim derisa Emina të japë lajmin e bukur se do të bëhet bëhet nënë për herë të tretë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!