Në pritje të ëmbël, Dojna Mema martohet për 1 Prill, dalin pamjet nga Njësia Bashkiake me atlete

schedule17:54 - 1 Prill, 2022

schedule 17:54 - 1 Prill, 2022

Çifti shumë i dashur nga publiku, Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë martuar zyrtarisht. Ata kanë zgjedhur pikërisht 1 Prillin, e njohur si Dita e Gënjeshtrave dhe lajmin e bukur e ka dhënë vetë moderatorja.

Kjo e fundit ka publikuar në Instagram disa foto nga ky moment, duke zbuluar që ndryshe nga çdo nuse me fustan, ka veshur një kostum të bardhë me atlete.

“Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka”, ka shkruar Dojna krahas fotove, ku të dy shfaqen me lule në duar jashtë zyrës së Njësisë Bashkiake.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Kujtojmë që çifti janë në pritje të fëmijës së parë që do jetë djalë. Moderatorja ka treguar më herët që po ndiqet në Spitalin Amerikan me mjeken Ana Sulën./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!