Në pritje të ëmbël, Afërdita merr dhuratën e parë për bebin nga Xhesika Berberi

schedule15:01 - 9 Shkurt, 2021

schedule 15:01 - 9 Shkurt, 2021

Çifti i njohur, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl do të bëhen së shpejti prindër për herë të pare. Mirëpo që tani çifti ka nisur të marrë dhuratat e para për bebin.

Xhesika Berberi, mikesha e ngushtë e Afërditës, i ka dhuruar një karrocë, të cilën modelja e ka publikuar në Instastory.

“Faleminderit Xhesika”, ka shkruar Afërdita krah postimit ku tregon dhuratën.

Ndërs në një intervistë për “Revista Who”, Afërdita ka treguar se fëmija ka ardhur pa planifikim.

“Jo nuk patëm një periudhë të gjatë që e dëshironim një beb. Ne ishim duke shijuar njëri-tjetrin dhe dashurinë tonë. Ndodhi që bebi vendosi të vinte shpejt dhe ne s’mund të ishim veçse shumë të lumtur”, ka thënë bukuroshja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!