Afërdita Dreshaj është në pritje të ëmbël dhe pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo dhe bashkëshorti, Jakub Kindl mezi po presin ardhjen në jetë të djalit. Gjatë kësaj kohe modelja është treguar shumë aktive në rrjete sociale dhe së fundmi u ka kthyer përgjigje pyetjeve të fansave.
Ndër të tjera, Afërdita sa i përket dhomës së bebit, ka zbuluar se do të jetë gati në shkurt dhe pamjet do t’i ndajë me të gjithë.
Gjithashtu modelja bëri të ditur se ende nuk e kanë gjetur emrin për vogëlushin, por edhe nëse vendosin, do ta mbajnë sekret derisa të lindë. l.k/abcnews.al