Në pritje të daljes së Berishës nga selia, situatë e “vakët” kudo

schedule10:25 - 23 Shkurt, 2023

schedule 10:25 - 23 Shkurt, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të jetë në “selinë blu” edhe pse orari i nisjes së protestës ka kaluar disa minuta tanimë.

Para kuvendit është mbledhur një numër i vogël protestuesish, ndërsa situata është akoma më e vakët edhe në oborrin e PD.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kondra, bën me dije se pritet që edhe kjo protestë, që është e treta para Kuvendit, të ketë po të njëjtin skenar.

Ndërkohë që minuta më parë deputetët e përjashtuar të PD tentuan të futen në sallën e Kuvendit, por janë penguar nga Garda.

“Berisha, vijon te jetë ende në zyrë, ndërsa pak minuta më parë  disa deputetë iu drejtuan Kuvendit.

Para selisë vihet re një numër i vakët protestuesish. Kjo është protesta  e 3 tretë para parlamentit.

Nuk dihet nëse do të jetë i njëjti skenar, por duket se asgjë nuk do të ndryshojë.

Ai ka parë fillimisht se si do të shkojë dalja e 8 deputetëve të PD, të cilët janë përjashtuar. Ndërsa tani pritet që nga momenti në moment ish-kryeministri të lërë zyrën dhe të niset drejt protestuesve para Kuvendit”, tha gazetarja Xhensila Kondra.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!