“Në pritje marrëveshja e ekstradimit me Dubain”/ Balla jep porositë nga Dibra: Policia të zbulojë ngjarjet kriminale në çdo cep të vendit dhe jashtë tij

schedule14:37 - 9 Shkurt, 2024

schedule 14:37 - 9 Shkurt, 2024

DIBËR- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ishte në analizën e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Kukës dhe Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Ai theksoi se në analizë u prekën të gjitha rastet e ngjarjeve pa autor dhe masat që janë marrë për zbulueshmërinë e tyre.

Ministri Balla u shpreh se Shqipëria është në pritje të firmosjes së një marrëveshjeje ekstradimi me Dubain. Ai dha porositë për Policinë, ndërsa kërkoi prej saj të zbulojë ngjarjet kriminale në çdo cep të vendit.

“Policia e shtetit është e angazhuar që të zbulojë ngjarjet kriminale jo vetëm në çdo cep të territorit, por edhe në skajet më të largëta të globit, në bashkëpunim me Agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare. Rasti i fundit ku u arrestua në Dubai një person i shumë kërkuar, është një sinjal i mirë pas vizitës në Arabinë Saudite. Jemi në pritje të një marrëveshje të shumë pritur ekstradimi edhe me Dubain, ku strehohen shumë nga të kërkuarit e drejtësisë Shqiptare.”, tha Balla./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!