Pesë ditë pasi presidenti Ilir Meta njoftoi që nuk do të konsultohej me partitë politike për datën e zgjedhjeve në bashkitë pa kryetar, ndryshe ka ndodhur sot pasi në presidencë ka shkuar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas takimit Meta tha se s’ka pasur ftesë zyrtare për asnjë parti, por takimin me Ballën tha se ishte një kërkesë informale për një kosultë. Sikurse u shpreh dhe Meta, shqetësimi i këtij të fundit ka qenë bojkotimi i mundshëm i zgjedhjeve të pjesshme nga ana e shumicës parlamentare.
“S’ka pasur ftesë zyrtare për asnjë forcë politike. Në vijim të koherencës që jam shprehur unë për të cilën flet edhe legjislacioni për zgjedhjet e imponuara për shkak të vakancave për arsye të ndryshme. Për të zgjidhur këtë çështje ju i dini iniciativat e mia. Në të gjitha veprimet që kam ndërmarrë kam komunikuar me këto institucione edhe me Gjykatën kushtetuese për çështjen e Lushnjes për të cilën presim vendim përfundimtar sot.
Në rast se do kisha bërë ftesa për partitë këto do i ishin drejtuar të gjitha forcave. S’ka pasur ftesë për PS si parti se përndryshe do i bëhej kryetarit të partisë apo sipas hierarkisë sekretarit të partisë. Por ka pasur kërkesë informative, për një konsultë me kryetarin e shumicës në kuvend që është Balla meqë kemi pasur disa dilema të interpretimit të ligjit lidhur me datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Besoj se duhej të jepja një sqarim me zotin Balla si përfaqësues i shumicës në Kuvend për një mendim të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve apo kryetarit të kq që çdo ditë më shumë kohë për kqz do ishte ndihmuese për një proces sa më cilësor”.
Presidentika bërë me dije se nuk do të konsultohet me partitë politike për datën në zgjedhjet e pjesshme lokale. Ai tha se fjalën e fundit e ka KQZ, ndërkohë që zbuloi edhe 2 datat e propozuara.
“S’ka arsye për konsultim me partitë politike, po të kishte do i bëja ftesë kryetarit të partisë ose sekretarit të përgjithshëm. 27 shkurt dhe 6 mars, Meta jep një datë dhe më e rëndësishme është KQZ se ajo do merret me orgasnizimin e zgjedhjeve”, tha Meta.
Në daljen për media Presidenti u ndal fillimisht te përplasjet e banorëve me policinë në lagjen “5 Maji” të Tiranës, pas aksionit për prishjen e banesave. Meta tha se “opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sipas tij të sjelljes brutale e të dhunshme ndaj disa familjeve në kryeqytet”.
“Meqë kishit ardhur të paftuar dhe mirë keni bërë, se kjo është shtëpia juaj, nuk mund t’iu fshihesha juve. Kam një shqetësim për të ndarë me ju, të cilin do ta ndaj zyrtarisht dhe me institucionet. Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet e sjelljes brutale e të dhunshme ndaj disa familjeve në kryeqytet, që nuk janë pamje për herë të parë dhe që nuk nderojnë as autoritetet shtetërore, bashkiake, agjencitë ligjzbatuese, dhe çështje e konflikte të tilla duhet të zgjidhen në respekt të ligjit, në dialog me qytetarët dhe duke respektuar të drejtat e tyre, por edhe duke garantuar strehimin e tyre të përkohshëm në çdo rast, aq më tepër që jemi në kulmin e dimrit. I bëj thirrje Avokatit të Popullit që të njihet me të gjitha veprimet që janë kryer, me të gjitha shkeljet që kanë ndodhur”, tha Meta.
Pas takimit konsultues me Presidentin Meta, Balla ka treguar se zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen në 6 Mars dhe shtoi se PD është dakord me këtë datë. be.k/abcnews.al