Në pranga për trafikimin e 2.5 tonëve kanabis, kush është ish-nënkomisari i Fierit që u arrestua nga SPAK

schedule11:11 - 2 Korrik, 2021

schedule 11:11 - 2 Korrik, 2021

Festim Lelaj, ish-nënkomisar i policisë së Fierit, është një prej zyrtarëve të arrestuarve në kuadër të operacionit ndërkombëtar të anti-drogës të koduar “Shpirti”. Lelaj nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi ai është arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në rastin e trafikut të 2.5 tonëve kanabis.

Sasia e madhe e drogës është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona, kurse policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin.

Lidhur me këtë rast policia italiane ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe përgjatë një vit hetime, është konkretizuar me prova implikimi i nënkomisarit të policisë në këtë trafik droge.

Sipas prokurorisë, Lelaj ka qenë pjesë e një zinxhiri policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë dhe se kishte njohje të afërt me  Renaldo Avduli, polici i Vlorës i shpallur në kërkim për “Trafik të narkotikëve”.

Ka dyshime të forta, thotë prokuroria se nën-komisari Lelaj ka lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit. Vetëm pak javë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg, por ai do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Procesi për ish-nënkomisarin, i cili ka qenë një nga efektivët e implikuar në atë që u quajt kanabizim i vendit në vitet 2016-2017, u zvarrit për të paktën dy vite në Gjykatë.

Edhe SPAK ka hasur vështirësi ne ecurinë e procesit, kjo për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve. Lelaj akuzohet për ‘Trafikimi i narkotikëve’, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!