Në pranga për krim zgjedhor/ Lirohet ish-kreu i zjarrfikëses në Cërrik dhe 4 vartësit e tij

schedule16:42 - 3 Shtator, 2023

schedule 16:42 - 3 Shtator, 2023

Gjyqtarja Matilda Fetahu ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë se rrethit Elbasan për masën “Arrest me burg” për të 5 të arrestuarit e Cërrikut, ish-drejtori i zjarrfikëses dhe 4 vartësit duke i dhënë masën ‘Arrest shtëpie’. Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura.

36-vjeçari Artion Taci ishte vënë nën vëzhgim që ne muajin prill.

Para dhe pas zgjedhjeve rezulton se ai ka biseduar me mbi 40 persona të cilët mendohet se i ka ndihmuar të shmangin detyrimet ligjore që ata kishin në lidhje me masat e sigurisë për mbrojtjen nga zjarri ne bizneset e tyre.

Indicia për të nisur hetimet ka ardhur pas denoncimit të një qytetari.

Drejtori i shërbimit zjarrfikës në Cërrik Artion Taci u arrestua të enjten nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Elbasan.

Në pranga kanë përfunduar dhe dy vartësit e tij Armand Gjoka dhe Adnand Xhelili, përgjegjësi i OSHEE Cërrik Alban Shima dhe punonjësi i bashkisë së Cërrikut Agiano Dinoshi me detyre specialist në zyrën e taksave.

Mbi kreun e zjarrfikëses rëndojnë veprat penale të “Ushtrimit te ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore. Dy vartësit e tij akuzohen për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Ndërsa punonjësi i bashkisë është arrestuar për  lëshim të vërtetimeve false për disa biznese gjatë periudhës së fushatës zgjedhore të 14 majit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!