Në pranga për krim zgjedhor/ Ish kreu i zjarrfikëses në Cërrik pritet të japë dëshminë

schedule10:21 - 1 Shtator, 2023

schedule 10:21 - 1 Shtator, 2023

Ish drejtuesi i zjarrfikëses në Cerrik, Artion Toçi dhe 4 persona të tjerë, vartës të tij janë vënë në pranga të enjten.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi raportoi se Toçi akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe krim zgjedhor pasi ka influencuar tek nëpunësja e zyrës së taksave në bashki që të lëshojnë vërtetime false për disa biznese gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Mësohet se sot pritet të Toçi të japë dëshminë e tij.

“Të arrestuarit, të shoqëruar gjatë ditës së djeshme pranë Komisariatit të Policisë së Elbasanit, ende nuk e kanë dhënë dëshminë e tyre zyrtare, pasi menjëherë sapo ata janë shoqëruar, kanë kërkuar që të flasin nën praninë e avokatit mbrojtës. Edhe për shkak të kohës që kërkojnë procedurat, ende nuk e kanë dhënë dëshminë e tyre. Pritet që në orët në vijim, të jetë ish-drejtuesi i shërbimit të zjarrfikëses së Bashkisë së Cërrikut, ai i cili do të japë edhe dëshminë i pari, më pas edhe personat e tjerë që janë akuzuar.

Në total, Prokuroria e Elbasanit ka dhënë urdhër-arreste për 7 persona, por që momentalisht janë shoqëruar dhe arrestuar të paktën pesë prej tyre”, raportoi gazetarja Skënderi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!