Në prag të vitit të ri shkollor, Shahini “arratiset” me bashkëshortin në një nga pikat turistike shqiptare

schedule13:53 - 30 Gusht, 2020

schedule 13:53 - 30 Gusht, 2020

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka zgjedhur këtë fundjavë të largohet për pak kohë nga “petku” i politikanes.

Ajo sëbashku me bashkëshortin  janë “arratisur” për në pikën turistike të Kanioeneve të Holtës në Gramsh.

Ka qenë vetë ministrja që ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto, ku shfaqet e qeshur krahë bashkëshortit.  Vëmendjen e të gjithëve ka tërhequr thjeshtësia dhe natyraliteti i saj, të cilat nuk kanë kaluar pa u komplimentuar nga komentuesit.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Shahini tregoi rregulloren që do të ndiqet me fillimin e vitit të ri shkollor në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia.

Sipas saj, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave kanë përgjegjësinë për të informuar prindërit lidhur me udhëzuesin e miratuar tashmë. Sa i përket nxënësve që s’munden ose rrezikojnë të vijnë në shkollë prej COVID-19, mund të ndjekin mësim online ose paralelisht leksionet në RTSH./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!