Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në prag të protestës/ Pamjet me dron, shqiptaria mblidhet në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë

schedule16:26 - 17 Tetor, 2025

schedule 16:26 - 17 Tetor, 2025

Këto janë pamjet që vijnë nga sheshi Skënderbej pak çaste para protestës e cila pritet të nis rreth orës 17. Ashtu siç ishte lajmëruar, në zemrën e Shqiptarisë në Tiranë, mijëra shqiptarë do të protestojnë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-krerët e UCK, ende po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Protesta organizohet me moton “Liria ka emër” dhe pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Tubimi është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe mbështetet nga shoqata të ndryshme të ish-luftëtarëve, si dhe qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.

Në shenjë solidariteti me pjesëmarrësit, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, një ditë më parë, njoftoi se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë gjatë së premtes, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve që udhëtojnë drejt Tiranës për protestë.

Gjithashtu, Komuna e Prishtinës ka marrë përsipër organizimin e transportit për qytetarët që duan t’i bashkohen protestës, duke vënë në dispozicion mjete të posaçme për udhëtimin drejt Tiranës.

Protesta vjen në vijim të aktiviteteve të zhvilluara ditët e fundit në Kosovë dhe në Hagë, në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po përballen me akuzat pranë Dhomave të Specializuara.

Organizatorët kanë bërë thirrje për një tubim paqësor dhe dinjitoz, si shprehje e unitetit dhe e kërkesës për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Më herë një protestë e ngjashme është zhvilluar në Hagë, ndërsa është paralajmëruar që një protestë e tillë të zhvillohet edhe në Shkup.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!