Janë shitur të gjitha biletat për ta parë ndeshjen Shqipëri-Poloni në “Air Albania”, e cila luhet më 12 tetor.
Synimi i Shqipërisë është vendi i dytë, vend që do ta diskutojë me Poloninë dhe për këtë, tashmë futbollistët e Kombëtares shqiptare do ta kenë edhe lojtarin e 12-të, pasi “Air Albania” do të jetë e mbushur me tifozët kuq e zi.
Bëhet me dije se deri më tani janë shitur reth 22 mijë bileta. /abcnews.al/