Në prag të një tragjedie nukleare, eksperti bën paralajmërimin e fortë pasi rusët morën Çernobilin

schedule15:56 - 25 Shkurt, 2022

schedule 15:56 - 25 Shkurt, 2022

Nivelet e rrezatimit në termocentralin bërthamor të Çernobilit janë rritur. Të dhënat nga stacionet e monitorimit sugjerojnë se nivelet e rrezatimit janë rritur me 20-fish, shkruan BBC

Shpjegimi më i mundshëm, mund të jetë për shkak të lëvizjes së armëve të rënda ushtarake dhe hedhjes së pluhurit radioaktiv në ajër. Trazirat rreth termocentralit bërthamor tashmë të zhdukur janë alarmante, por një përsëritje e katastrofës bërthamore të vitit 1986, sipas ekspertëve, është e pamundur.

Forcat ruse morën kontrollin e këtij impianti pas një përplasje të fortë me forcat ukrainase të premten.  Por më shqetësues është fakti i ndonjë sulmi pranë reaktorëve të tjerë bërthamorë të Ukrainës.

Eksperti i politikës bërthamore James Acton shkroi të enjten se “Çernobili është një hapësirë e pabanuar dhe se reaktorët e tjerë të Ukrainës nuk janë të izoluar mjaftueshëm.”

“Për më tepër, pjesa më e madhe e lëndëve djegëse në këta reaktorë ka më shumë radioaktivitet se lëndët djegësë në Çernobil”, shtoi ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!