Në prag të Krishtlindjes/ Besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit

schedule15:35 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 15:35 - 24 Dhjetor, 2024

Besimtaret e krishtere po pergatiten per te kremtuar festen me te rendesishme te besimit te tyre, lindjen e Jezu Krishtit. Ne kete vigjilie krishtlindjesh besimtaret kryejne te gjitha ritet, ndersa nuk mungon lutja në në kishë.

Përgatitjet nisin që nga gatimet tradicionale dhe deri tek simbolet e festës.

“Unë në shtëpinë time kam bërë Betlehemin. Kemi përgatitur ushqimet”.

“Kemi bërë ëmbëlsirat dhe cdo gjë tjetër që na duhet”.

Në këtë vigjilje Krishtlindje lutjet shkojnë për mirëqënie dhe shëndët në familjet e tyre.

 “Lutemi për familjen”.

“Unë lutem për një botë më të mirë”.

Më shumë dashuri, unitet dhe një botë më të mirë. Me këtë mesazh iu drejtua besimtarëëve kreu i kishës katolike, Imzot Arjan Dodaj.

“Kjo është ftesa që na vjen nga zoti në këtë Krishtlindje të vihemi në ecje, në ecje si shtegtarë të shpresës në dyert e jubileut që shënon 2025 vite nga lindja e Krishtit. Me Krishtin historia e zotit me popullin e vet merr tërësisht një drejtim të ri”.

Imzot Arjan Dodaj vuri theksin gjithashtu tek promovimi i vlerave të mira për fëmijët dhe shoqërinë shqiptare në tërësi.

“Të dashur vëllezër dhe motra po hapet një vit jubilar, një vit shprese. 2025 vite nga ardhja e Krishtit. Zoti fëmijë është drita e vërtetë e zemrës së njerëzimit. Ndriçon çdo njeri. Të reflekojmë në këtë dritë hyjnore. Jezusi me zemrën e ytij njerëzore dhe hyjnore e bëftë zemrën e secilit prej nesh më të hapur, më të paqtë, zemër siç themi ne të bardhë. Gëzuar e për shumë mot të gjithë shqiptarëve Krishtlindjen”.

Mesnata e 24 dhjetorit do t’i gjejë besimtarët katolikë në kishë, për të marrë pjesë ne meshën e shenjtë të Lindjes së Jezu Krishtit. Ndërsa sipas traditës, të krishterët orodoksë i drejtohen kishën mëngjesin e 25 dhjetorit. Pas lutjeve në kishë, besimtarët festojnë me njëri tjetrin, të gjithë bashke me familjarë dhe të afërm, rreth tryezës me gatimet e festës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!