Gazetari Ardit Rada thotë se PS, ka në foksu fushatën në diasporë dhe është në epërsi, kundrejt PD.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se ky është një nga treguesit për të thënë sa hapa para është mazhoranca.
“Po të shohim të dy forcat kryesore politike, ka një mungesë barazie në realizmin në fushatë. Për shkak të epërsisë që PS vazhdon ta ruajë. Teksa opozita përpiqet të organizojë takim një herë dy javë në diasporë, nga ana tjetër, PS nuk i ka në hesap takimet, por ka edhe struktura, ka hapur zyra dhe ka regjistruar votuar të diasporës. Ky është një nga treguesit për të thënë sa hapa para është mazhoranca. Nuk mund t’i vish demokratëve me idenë se ne jemi alternativa qeverisëse, duke mbyllur persona besnikë të lidershipit të PD. Është shumë qesharake që Jozefina Topalli në 22021 i merrte vota PD dhe Sali Berisha i bënte avokatinë atëherë dhe sot tregon që e gëzonin simpatinë e njëri-tjetrin”, theksoi ai./abcnews.al