Nga Ajgena Korbi
Ndërsa disa qytete po përgatiten për të festuar 28-29 nëntorin ekspertët e shëndetësisë vijojnë apelin për ndalim të grumbullimeve.
Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se COVID 19 po gjen terren mes personave të pa imunizuar dhe apelon për vaksinimin e tyre.
Dimri parashikohet të jetë më i vështirë për shkak të bashkë qarkullimit të Covid, virozave të stinës dhe gripit që tashmë është identifikuar dhe në vendin tonë. Megjithëkëtë mjeku mendon se situata nuk do jetë si viti i kaluar.
Numri i të shtruarve dhe rastet e rënda që po trajtohen në spital javën e fundit kanë pësuar rënie graduale. Shumica e pacientëve sipas mjekëve nuk e kanë bërë vaksinën anti COVID dhe nuk janë infektuar më herët me koronavirus.
TABELA- TË SHTRUARIT NË SPITAL
13 nëntor 176 pacientë 26 në terapi intensive
14 nëntor 186 pacientë 25 në terapi intensive
15 nëntor 172 pacientë 29 në terapi intensive
16 nëntor 166 pacientë 29 në terapi intensive
17 nëntor 164 pacientë 26 në terapi intensive
18 nëntor 157 pacientë 23 në terapi intensive
19 nëntor 153 pacientë 17 në terapi intensive
20 nëntor 139 pacientë 15 në terapi intensive