Në prag festash, mjekja apelon: Vaksinohuni! Mbani maskë në mjedise të mbyllura

schedule15:51 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 15:51 - 22 Dhjetor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Rënie e lehtë e të shtruarve me Covid dhe rritje e humbjeve të jetës tek të rinjtë.  E tillë paraqitet situata në spitalin Infektiv Tiranë javën e fundit.

12 deri në 15 pacientë kërkojnë ndihmë në spital  çdo ditë, por sipas mjekes Esmeralda Meta asnjë që ka kaluar sëmundjen më herët nuk është kthyer tu trajtuar.

Ndërsa  aktivitetet festive kanë nisur e ndërveprimet  me njëri- tjetrin janë shtuar  mjekja e spitalit Infektiv iu drejton këtë thirrje qytetarëve.

Për shkak të variantit të ri të Covid Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka apeluar për anulimin e disa prej planeve të pushimeve.  “Omicron” po përhapet me shpejtësi dhe sipas OBSH pas festave parashikohet të kthehet në dominues ndërkohë ende nuk ka të dhëna të sakta për agresivitetin që ai shfaq. /abcnews.al