Në Polin e Jugut njerëzit mund të kalojnë të gjitha zonat kohore brenda një dite

schedule16:48 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 16:48 - 26 Dhjetor, 2023

Njerëzit që jetojnë në Polin e Jugut kanë gjetur një mënyrë unike për të kaluar kohën e tyre gjatë sezonit festiv, ata shkojnë të vrapojnë në peizazhin e ngrirë.

Dhe për shkak të vendndodhjes unike, njerëzit që marrin pjesë në këtë traditë moderne mund të kalojnë të gjitha 24 zonat kohore në ditën e Krishtlindjes.

Michelle Endo ka punuar për vitin e fundit në një nga tre stacionet e përhershme në Antarktidë. Konkretisht, ai punon në stacionin më afër Polit të Jugut gjeografik.

Në prononcimet e tij për gazetën The Independent, Michelle Edo shpjegoi se në mëngjes punëtorët në stacion organizojnë një argëtim “Gara rreth botës”.

“Është një rrugë prej 5 km rreth Polit të Jugut gjeografik, kështu që pjesëmarrësit mund të vrapojnë ‘rreth botës’ në të gjitha 24 zonat kohore,” shpjegoi ai. “Disa pjesëmarrës e marrin seriozisht, ndërsa të tjerëve u pëlqen të vishen me kostume argëtuese ose uniforma për ta bërë këtë. Janë gjërat e vogla që bëjnë diferencën dhe me të vërtetë e rrisin moralin”.

Gjatë verës, Antarktida është shtëpia e rreth 5000 njerëzve. Vetëm rreth 1000 njerëz jetojnë atje në stacione kërkimore gjatë muajve të dimrit./abcnews.al