“Ne polakëve na quanin hajdutë”, Blaszczykowski kujton racizmin e gjermanëve

schedule15:57 - 10 Shtator, 2020

schedule 15:57 - 10 Shtator, 2020

Racizmi ekziston kudo, pavarësisht stilit dhe formave. Jakub Blaszczykowski është një ndër emrat më të dashur të tifozëve polakë. 34-vjeçari ka një eksperiencë të madhe, teksa u bë i famshëm te Dortmund, klub në të cilin luajti gjatë viteve 2007-2015.

Ish-kapiteni i Polonisë, ka dhënë një rrëfim ndryshe për Meczyki, duke u rikthyer pas në kohë dhe duke zbuluar racizmin e gjermanëve ndaj popullit polak. “Kur erdha te Dortmundi, në Gjermani nuk kishin konsideratë të mirë për ne polakët. Ata na cilësonin si hajdutë dhe shpreheshin se ishim vetëm për të punuar në ndërtim.

Në stërvitjen time të parë me ekipin, disa lojtarë filluan të qeshnin me mua. Ishte një situatë e komplikuar. Sot kanë ndryshuar gjërat, distanca mes dy shteteve është minimizuar shumë. Sigurisht që racizmi ndaj nesh ekziston akoma, por gjermanët kanë filluar të na vlerësojnë më shumë“, deklaron Kuba. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!