Në zonën e Pojanit ku nuk është vënë dorë prej vitesh kanë nisur investimet e para. Aktualisht po kryhen ndërhyrje për sistemin e kanalizimeve në rrugën e fshatit. Pojani, që ndodhet pranë parkut të Apollonisë, është përfshirë në projektin kombëtar të 100 fshatrave turistikë.
Ndodhemi në Pojan të Fierit. Deri dje ishte një fshat i harruar. Mungonte rruga, kanalizimet. Vetëm pak ditë më parë ka nisur puna për të rehabilituar zonën. Banorët shprehen të kënaqur veçanërisht për sistemin e kanalizimeve.
Banori 1: “Kemi qenë shumë keq tani po rregullohemi. Po bëhet kanali, po bëhet shumë shumë i mirë, me tuba me të gjitha.”
Banori 2: “Na mbytën mushkonjat, na mbytën plehrat.”
Këtu nevojiten investime të mëdha për ti ofruar një pamje të denjë zonës fare pranë Apollonisë antike.
Banori 3: “Në fashatin tonë duhet shumë edhe kujdesi për sa i përket investimeve.”
Pojani me rreth 300 familje është përfshirë në hartën e 100 fshatrave turistikë. Një problem që mori fund ishte edhe rruga që lidhte Fierin me Pojanin dhe Apolloninë. Shtrimi i saj ndikoi edhe në rritjen e numrit të vizitorëve në Apoloni, në 8000 të tillë në vit./abcnews.al