Në plazhin e Marinës në Vlorë derdhen ujërat e zeza, qytetarët: Virusi ka dalë në shesh

schedule17:05 - 2 Shtator, 2021

schedule 17:05 - 2 Shtator, 2021

Nga Elton Nikaj

Edhe pse sezoni turistik është drejt fundit, në plazhin e Marinës në Vlorë, pushuesit vazhdojnë të përballen me të  njëjtat probleme të shkaktuara nga papastërtia. Ujërat e bardha dhe të zeza ende përfundojnë në det. Kanale të tilla janë disa përgjatë bregut të detit.

Derdhja e ujërave të bardha dhe të zeza vijon të mbetet një problem shqetësues në plazhet e Vlorës.  Për qytetarët problematika mbetet shqetësuese për vetë faktin se mund të përçojë  sëmundje të ndryshme të lëkurës.

Pushuesit shpresojnë se situata do të ndryshonte. Të indinjuar qytetarët tregojnë se në këtë plazh nuk merret askush me pastrimin.

“Janë të gjithë viruset sheshit. Të vijnë ujërat  e zeza, nuk duhet të bëhet. Duhet të bëhet një zgjidhje sikur po i bëjnë të gjitha gjërat ata. Shëndeti i njeriut në radhë të parë” tha njëri.

“Nuk duhet ta bëjnë aty, po janë fukarenj, nuk kanë para e bëjnë plazhin aty. Se mos është vetëm ky… ka shumë në Vlorë” tha një tjetër për mikrofonin e “ABC”-së.

“Shumë problem, këtu të tërë këta që futen me këtë defekt janë të gjithë me sëmundje lëkure” tha një tjetër banor.

Sipas banorëve edhe ndërtimi i “Lungomares” nuk zgjidhi gjë. Ishte premtuar që ujërat e zeza nuk do të shkarkoheshin në det./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!