“Në pjesën e dytë luajtëm si fëmijë kopshti”, tërbohet keq trajneri i Romës

schedule22:28 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 22:28 - 20 Dhjetor, 2020

7 pikë kishte marrë Roma në tre ndeshjet e fundit në Serie A, por sot u shkatërrua 4-1 në fushën e Atalantës. Pjesa e parë ishte pozitive dhe verdhekuqtë e mbyllën në avantazh falë golit të shpejtë të Edin Dzekos (3′).

Pjesa e dytë ishte për t’u harruar, vendasit realizuan 4 gola për 26 minuta lojë dhe siguruan tre pikët. Të mundesh nga Atalanta nuk është aspak dramë, por Roma ishte hija e vetvetes në fraksionin e dytë dhe Paulo Fonseca është tërbuar.

Trajneri nuk është përmbajtur aspak në prononcimin e dhënë pas takimit, duke lëshuar akuza të forta ndaj skuadrës së tij (Marash Kumbulla e ndoqi gjithë përballjen nga stoli). “Nuk dua dhe nuk më pëlqen të justifikohem.

Një ekip që luan një pjesë të parë me intensitet të madh, nuk mund të luajë në 45 minutat e dyta si ekip kalamajsh, luajtëm si fëmijë kopshti. Nuk mund të jesh pak agresiv ndaj Atalantës, pasi e pëson shumë keq dhe ata na mundën shumë lehtë. Një ndeshje zgjat 90 minuta, jo 45“, deklaron Fonseca. /abcnews.al