Në pikun e pandemisë, Manastirliu publikon rregullat për një sezon turistik të sigurt

schedule09:58 - 11 Korrik, 2020

schedule 09:58 - 11 Korrik, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vazhdon me apelin për t’u mbrojtur nga pandemia Covid019.

Këtë herë, përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo ka treguar disa rregulla që duhet ndjekur për një sezon turistik sa më të sigurtë.

Këtu mund të përmendim:

-Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.

-Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi zik jo më pak se 1.5 meter.

-Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

-Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.

-Kujdes me përdorimn e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenën.

-Hapësira  midis ndjenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër disatancë.

-Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Kujtojmë që ditën e djeshme u shënua edhe rekordi i zi për Shqipërinë, pasi ishte hera e parë që numri i të infektuarve shkoi në 90 gjatë 24 orëve të fundit./abcnews.al

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/1362172570638151/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!