Në përvjetorin e tij të lindjes, Hueyda zbulon pak nga historia e dashurisë me partnerin

schedule14:29 - 3 Gusht, 2021

schedule 14:29 - 3 Gusht, 2021

Hueyda El Saied ka bërë një dedikim prekës për bashkëshortin e saj me rastin e ditëlindjes. Krahas disa fotove që ka publikuar, Hueyda ka zbuluar dhe pak nga njohja e tyre. Hueyda dhe Thierry zbuluan se ishin martuar në dhjetorin që lamë pas.

“Gëzuar ditëlindjen gjithçka e imja, bashkëshorti im, shpirti im binjak, shoku im më i mirë! Kemi 9 vite që e njohim njëri-tjetrin, 4 vite të dashuruar dhe 9 muaj të martuar, por për mua, 1 jetë nuk mjafton që të të dua çdo minutë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)

Gabriel dhe unë jemi me fat që kemi pranë një burrë të zgjuar, shakaxhi, protektiv, me vetbesim, puntor, të pakrahasueshëm, të sinqertë, të kujdesshëm dhe të kultivuar. Je babai dhe burri më i mirë. Ne e dimë që mund të mbështetemi tek dashuria dhe afeksioni yt. Festofsh ditëlindjen më të bukur”, shkruan ajo. /abcnews.al