Në përvjetorin e lindjes, Miriam kërkon vetëm një dhuratë nga Albani

schedule16:24 - 30 Maj, 2021

schedule 16:24 - 30 Maj, 2021

Miriam Cani feston sot 36 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të rëndësishme, këngëtarja shumë e dashur ka publikuar një fotografi të ëmbël familjare ndërsa i ka shprehur bashkëshortit dhe një dëshirë. Çifti janë prindër të dy fëmijëve, por si duket Miriam dëshiron ta zgjerojë familjen me një tjetër bebush.

“Dhe kur reflektoj në ditë si kjo e sotmja mund të them që asnjë sukses tjetër nuk i afrohet dashurisë dhe plotësimit që më dhuroni ju. @albanskenderaj Si thua, e zgjerojmë dhe pak familjen?”, janë fjalët me të cilat e ka shoqëruar foton Miriam.

Disa fjalë të ëmbla shkroi Albani për partneren. “Gëzuar gjysma ime. Nuk mund të kisha përkrah në këtë jetë një bashkëshorte, shoqe dhe nënë më të mirë.” Kujtojmë që dyshja e famshme kurorëzuan dashurinë disa vjeçare në një ceremoni të thjeshtë në Maldive, kur dhe zbuluan se do të bëheshin prindër për herë të dytë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!