Në përvjetorin e lindjes, Fifi emocionon me fjalët për Adriana Matoshin: Je idhulli im

schedule13:45 - 5 Shkurt, 2021

schedule 13:45 - 5 Shkurt, 2021

Aktorja e njohur nga Kosova, Adriana Matoshi feston sot 41-vjetorin e lindjes. Një ndër urimet e veçanta që mori ishte ai i partnerit të saj, Keith Groeneveld. Futbollisti ndau në rrjete sociale një video me disa nga momentet më të bukura me aktoren, krahas së cilës shkroi: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”.

Ndërkohë, në këtë ditë speciale për Adrianën, ka shkruar disa fjalë të ëmbla dhe këngëtarja e njohur Fifi. Kjo e fundit krahas një postimi në Instastory shkruan se e ka patur gjithmonë një idhull dhe do të vazhdojë të mbetet njësoj për të.

LEXO EDHE: Adriana Matoshi feston ditëlindjen, partneri i bën dedikimin e veçantë

“S’e kom asnji foto me ty, s’e di pse, shumë keq. Ama t’du si njeri, si artiste, si femën t’fortë dhe të betohem t’kam pas pasqyrë qysh si artiste femën duhesh me luftu e me punu për me arrit diçka dikur aty ku duhet. T’kam pas e vazhdoj me t’pas idol. Faleminderit që jetoj në një kohë me ty. Të dua Adriana Matoshi.“, ka shkruar Fifi. /abcnews.al