Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Në PD, të zhgënjyer nga Berisha”/ Mërtiri: Nuk pranon alternativa, u ka prerë shpresat shqiptarëve

schedule18:40 - 12 Maj, 2026

schedule 18:40 - 12 Maj, 2026

Analisti Ergys Mërtiri thotë se në PD, shumica janë të zhgënjyer me kryetarin e tyre, Sali Berisha.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Mërtiri u shpreh se Berisha nuk mbajti asnjë premtim, pasi mori logon dhe vulën e PD.

Mërtiri shtoi Berisha u ka prerë shpresat shqiptarëve dhe se PD ka prekur fundin.



“Unë mendoj se shqiptarët janë lodhur nga e gjithë klasa politike shqiptare. Sigurisht, Berisha i ka prerë shpresat që në këtë vend do të ketë rotacion. Tek Berisha, shohin që nëse ai fiton, vendi kthehet aty ku e la 13 vite më parë. Në këto kushte, shqiptarët janë të lodhur nga mungesa e alternativës qeveritare. Në perceptimin tim, unë mendoj se shumica e njerëzve në PD janë zhgënjyer nga Berisha, nuk ka realizuar asnjë nga premtimet, për të cilët mori vulën. Problemi në PD është se Berisha ka vrarë mundësinë për alternativë. Kjo parti ka 35 vite që nuk prodhon njerëz, po mbetet tek një person që është non grata.

Natyrisht, në kushtet ku është, të gjitha palët, moralisht janë të padenja për të qenë përfaqësues të kësaj shoqërie. Kur kjo parti nuk ka moralin për të qeverisur, njerëzit gjithmonë e më pak do jenë në krah të saj. Më duket absurde se pse PD duhet të marrë mercenarë nga jashtë. PD, edhe kështu siç është, ka prekur fundin e saj”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!