Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Në PD, figura pa shtyllë kurrizore”, Ibsen Elezi: Basha dhe Berisha, shkërmoqën institucionalisht selinë blu

schedule20:17 - 17 Mars, 2026

schedule 20:17 - 17 Mars, 2026

Rithemelimi vdiq dje, por ringjallet sa jetë të ketë Sali Berisha. Ai shpalli zyrtarisht rikandidimin për kryetar të PD, me një status special dhe sfidues: “Rithemeluesi”

Ish kandidati për kryetar i PD Ibsen Elezi tha për Real Story se në PD ka figura politike pa shtyllë kurrizore dhe përmendi se Berisha dhe Basha shkërmoqën nga ana institucionale ‘selinë blu’.

“PD erdhi si rezultat i një qëndrimi disident të një pjese të qeverisë që u përballën ashpër ndaj sistemit të Enver Hoxhës. Nuk bëhet fjalë për pikëpamje politike, liberalizëm apo konservatorizëm, bëhet fjalë për çështje të një kodi minimal moral që duhet të ketë politika dhe hallkat jetësore. Të dalësh dhe të flasësh sot për figura të tilla si Gazmend Bardhi, Gjekmarkaj, nuk janë liberalë këta.



Këta janë njerëz që, duke pasur parasysh qëndrimet e tyre, janë pa shtyllë kurrizore. Të thuash që do kem pakt me Berishën dhe në 11 dhjetor, duke parë sesi vepronte, nuk funksionon kështu. Që duhej larguar Basha, duhej larguar, sepse Basha dhe Berisha shkërmoqën nga ana institucionale partitë. Mungesa e shtyllës kurrizore i bën të orientohen me çdo lloj situate.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!