Në pak kohë dy viktima, zemra e derrit nuk funksionon në transplantim te njeriu

schedule15:51 - 1 Nëntor, 2023

schedule 15:51 - 1 Nëntor, 2023

Lawrence Fawcett, njeriu i dytë që mori një transplant zemre nga një derr i modifikuar gjenetikisht, vdiq gjashtë javë pas procedurës eksperimentale.

Fawcett ishte pacienti i dytë në botë që mori një transplant të tillë, i pari vdiq rreth dy muaj pas operacionit.

“Me pikëllim të madh njoftojmë vdekjen e Lawrence Fawcett, një pacient 58-vjeçar me sëmundje terminale, i cili iu nënshtrua transplantit të dytë të zemrës së derrit të modifikuar gjenetikisht. Fawcett iu nënshtrua një operacioni më 20 shtator dhe jetoi për gati gjashtë javë”, thuhet në deklaratë.

Pacienti me insuficiencë kardiake në stadin e fundit u shtrua në qendrën mjekësore më 14 shtator. Mjekët e kuptuan se ai nuk ishte në gjendje t’i nënshtrohej metodave konvencionale të transplantit për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga “një seri sëmundjesh akute”.

Më 15 shtator, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave lëshoi ​​autorizimin urgjent për operacionin për të ndihmuar në zgjatjen e jetës së pacientit.

Universiteti vuri në dukje se zemra e transplantuar performoi shumë mirë gjatë muajit të parë pas operacionit. Pacienti po i nënshtrohej terapisë fizike dhe po përpiqej të mësonte të ecte përsëri. Megjithatë, mjekët zbuluan se ditët e fundit ai filloi të shfaqte shenja të refuzimit të zemrës së transplantuar, gjë që përfundimisht çoi në vdekjen e tij.

I ashtuquajturi ksenotransplantim, transplantimi i organeve të kafshëve në trupin e njeriut, është penguar nga fakti se sistemi imunitar refuzon indet e huaja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!