Në orët e tij të fundit në detyrë, Trump fal ish-këshilltarin Steve Bannon dhe dhjetëra të dënuar

schedule08:06 - 20 Janar, 2021

schedule 08:06 - 20 Janar, 2021

Presidenti në Detyrë Donald Trump, në orët e fundit të qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë,  ka falur aleatët e tij të palëkundur, disa të akuzuar për korrupsion.

Mediat vendase bëjnë me dije se Trump ka falur ish-këshilltarin e tij Steve Bannon dhe 70 persona të tjerë. Në vendimin e tij të fundit Trump ka falur edhe reperët Lil Wayne, Kodak Black dhe ish-kryetari i Detroit, Kwame Kilpatrick.

Steve Bannon ka qenë këshilltari kreysor i Donald Trump në fushatën e vitit 2016 dhe u akuzua për mashtrim vitin e kaluar për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e murit mes Meksikës dhe SHBA-së.

Bannon ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzat se mashtroi donatorët në një fushatë online për mbledhjen e fondeve “Ne Ndërtojmë Murin”.

Trump i kaloi orët e fundit duke diskutuar rreth faljes për njeriun që e ndihmoi atë të fitonte presidencën në 2016 dhe e ndoqi në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë orëve të tij të fundit në detyrë, kishte një debat të furishëm në prapaskenë nëse duhej falur apo jo Bannon.

Prokurorët thanë se Bannon dhe tre të tjerë mashtruan qindra mijëra donatorë në lidhje me fushatën “Ne Ndërtojmë Murin” e cila mblodhi 25 milion dollarë (18 milion).

Thuhej se ish-këshilltari i Trump ka marrë më shumë se 1 milion dollarë, të paktën disa prej të cilave i ka përdorur për të mbuluar shpenzimet personale, akuza që ai i ka mohuar. Trump gjithashtu ofroi falje për Paul Erickson, që u akuzua për pastrim parash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!