Duka i Sussex do të heqë dorë nga jeta mbretërore në fund të marsit dhe pjesën më të madhe të kohës do ta kalojë në Amerikën e Veriut me gruan Meghan Markle dhe djalin Archie, ku familja do të përpiqet të ketë një jetë të pavarur financiarisht.
Duka i Sussexit filloi sot raundin e tij të fundit të angazhimeve si anëtar i familjes mbretërore, ndërsa ishte në Edinburgh për të promovuar turizmin dhe u kërkoi delegatëve ‘ta quanin atë vetëm Harry’, shkruan Mirror.
Princi Harry i cili do të tërhiqet nga titujt mbretëror në më pak se pesë javë, po qëndron në kryeqytetin Skocez, për një samit të punës të partneritetit Travalyst.
Para se të dilte sot në skenë, Ayesha Hazarika, u tha delegatëve: ‘Ai e bëri të qartë se ne të gjithë duhet ta thërrasim thjesht Harry. Prandaj zonja dhe zotërinj, ju lutemi jepni një mirëseardhje të madhe, të ngrohtë, skoceze për Harryn”.
Harry tha: ‘Ne duam të dëgjojmë të vërtetat dhe perspektivat nga e gjithë industria. Ne nuk kemi nevojë të shpikim rrotën, shumë punë të shkëlqyera janë bërë tashmë. Por hulumtimi ynë tregon përsëri se shumë nga këto përpjekje nuk kanë arritur të ndërgjegjësojnë konsumatorët. ‘
Harry, 35 vjeç, i cili jetoi në Britani të Madhe tashmë jeton në Kanada, do të kthehet në Londër më vonë sot para se të vizitojë studiot e Abbey Road të premten, për të incizuar një këngë të re për Lojërat e tij Invictus me yllin e rokut Jon Bon Jovi./abcnews.al