Në një muaj një familje shpenzon 73 mijë e 400 lekë

schedule15:22 - 2 Tetor, 2018

schedule 15:22 - 2 Tetor, 2018

Pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare rreth 44 % të buxhetit e shpenzojne për ushqim.  Anketa e buxheteve familjare publikuar nga Instituti i Statistikave nxjerr në pah hendekun e thellë që ekziston mes të pasurve dhe të varfërve në vend. Ndërkohë që thekson pabarazinë mes familjeve që jetojnë në Tiranë dhe atyre në rrethe.

Një familje me katër persona në vendin tonë në një muaj shpenzon mesatarisht 73 mijë e 400 lekë. Anketa e Institutit të Statistikave bazohet mbi buxhetet familjarë të vitit të shkuar dhe vë në dukje një hendek të thellë mes të varfërve dhe të pasurve. Të dytët konsumojnë 3.4 herë më shumë se të parët.

Qytetare 1: 90 mijë merr burri pension, 140 marr unë si invalide. As ilaçe asgje

Qytetare 2: Pa një milion lekë nuk del moj zonjë.

Qytetar 3: Unë për çdo dy muaj i harxhoj 8 mijë lekë.

Shpenzimet më të larta i takojnë 10% e familjeve ku një pjestar i saj  mesatarisht në një muaj  harxhon 62 mijë e 300 lekë. Shumë kjo që në 90% të familjeve përllogaritet 18 mijë e 300 lekë.

Instituti i Statistikave vlerëson se shpenzimet vitin që lamë pas janë rritur me 0.4% krahasuar me parardhësin. Qytetarët këtë e lidhin me rritjen e çmimeve.

Qytetar 1: Paret kanë mbet njato, çmimet ndërrojnë.

Qytetare 2: Çmimet janë rritur.

Qytetarët sipas Institutit të Statistikave më shumë kanë shpenzuar për transportin e shëndetin dhe më pak për veshje dhe këpucë. Ndërkohë që pjesa kryesore e buxhetit, rreth 44.1%  shkon për t’u ushqyer.

Qytetare 1: Ushqimi i pari.

Gazetarja: Për çfarë shpenzon më tepër?

Qytetare 1: Për të ngrënë se aq lekë janë.

Qytetare 2: Po ku t’i gjejmë të shpenzojmë më shumë, ne pensionistët jemi turpi i dynjasë. Kemi punuar një jetë të tërë dhe mos kemi mundësi të pimë një kafe. Unë jetoj vetë, pensionin e kam 240 mijë lek dhe nuk më dalin.

Qytetare 3: Ilaçet i marrim me lekë se ti marrim pa lekë janë të skaduara.

Anketa e fundit e Institutit të Statistikave nxorri në pah edhe pabarazinë e madhe mes kryeqytetit dhe rretheve. Tirana dhe Durrësi sipas saj ishin dy qytetet që kishin të ardhura më të larta se mesatarja kombëtare, ndërsa në shtatë qarqet e tjera ato përllogriteshin nën të.

Nëse në Tiranë shpenzimet mesatare mujor kapën shifrën e rreth 88 mijë lekëve në Dibër që është dhe qarku me nivelin më të ulët kjo shifër ishte rreth 47 mijë, apo Elbasan rreth 56 mijë lekë në muaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!