Gjykata e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për 27-vjeçarin Aldrion Shehu, që shkaktoi aksidentin masiv në Elbasan 3 ditë më parë. Gjyqtari Tomorr Kollolli konfirmoi masën e sigurisë që është kërkuar nga prokurori Ritvan Sukaj.
Aldrion Shehu duke drejtuar një makinë tip “Passat” kaloi tre postblloqe që nga Pogradeci në Elbasan duke e detyruar policinë që të ndërhyjë forcërisht përndalimin e tij. Në këtë mënyrë, forcat e rendit i kanë hedhur zinxhirë me gozhdë për çarjen e gomave të makinës së Aldrion Shehut duke bërë që ai të kalojë në anën tjetër të rrugës, gjë e cila solli edhe përplasjen me mjete të tjera. Nga aksidenti masiv u plagosën 5 persona të pafajshëm, mes tyre dhe 1 polic.
Policia i bëri shenjë të ndalonte por Shehu shtoi shpejtësinë ndaj u vendos në ndjekje të tij për disa kilometra. Policia kishte dyshime se Shehu mund të ketë patur lëndë narkotike në makinë. /abcnews.al