Në nder të Kobe Bryant, reperi i njohur bën në fytyrë tatuazhin domethënës

schedule08:30 - 13 Shkurt, 2020

schedule 08:30 - 13 Shkurt, 2020

Reperi The Game ka vendosur që të kujtojë përgjithmonë legjendën e basketbollit Kobe Bryant, duke bërë një tatuazh domethënës.

Ai ka bërë tatto në fytyrë numrin 8 të bluzës së Kobe Bryant, të cilin ai e ka mbajtur në fillimet e karrierës.

Reperi 40-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Jayceon Terrell Taylor, ka ndarë me ndjekësit e tij foto të tatuazhit dhe të gjithë e kanë vlerësuar këtë gjest.

Legjenda e basketbollit humbi jetën më 26 janar së bashku me të bijën dhe 8 persona të tjerë.

Kobe la pas bashkëshorten e tij, Vanessa dhe 3 vajza, më e vogla prej të cilave është vetëm 7-muajshe./abcnews.al