Në nder të 108-vjetorit të Pavarësisë në Shqipëri, Niagara në Kanada “ngjyroset” kuqezi

schedule10:27 - 29 Nëntor, 2020

schedule 10:27 - 29 Nëntor, 2020

Ujëvara e Niagarës ka marrë mbrëmjen e 28 nëntorit ngjyrat e flamurit Kombëtar Shqiptar.

Në një postim në Facebook, ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, shkruan se simboli i vendit, mori ngjyrat kuqe e zi në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.

“Mirënjohje e sinqertë për autoritetet përkatëse kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik,” shkruan më tej ambasadori.

 

 

Postimi

Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë ?? i njohur në mbarë botën, u ndriçua kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar ?? mbrëmjen e 28 nëntorit, në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.
Mirënjohje e sinqertë për autoritetet përkatëse kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik!
Gëzuar Pavarësinë Shqipëri! ????
#niagarafalls #diasporashqiptare   s.b/abcnews.al/

Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë ?? i njohur në mbarë botën, u ndriçua kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar ??…

Posted by Ermal Muca on Saturday, November 28, 2020