Elita Rudi dhe Gjiko konfirmuan në shtator se do të bëhen prindër për herë të dytë. Dyshja e famshme zbuluan përmes një videoje në rrjete sociale se së shpejti do të mirëpresin një vajzë. Tashmë, moderatorja është në muajt e fundit dhe po i shijon në maksimum këto ditë të ëmbla.
Së fundmi, Elita ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi, duke treguar se si po e kalon këtë periudhë. Ajo është e ulur në divan, ndërsa shihet duke ngrënë. Kujtojmë që Gjiko u shpreh kohë më parë se e kanë gjetur emrin e vogëlushes së tyre, por preferuan të mos e bënin publik.

“Në familjen tonë nuk thuhet a e keni gjetur, por a e keni zbuluar, sepse një emër unik duhet zbuluar. Për ne çdo fëmijë është unik dhe duhet gjetur një emër unik, siç janë të gjithë njerëzit”, tha Gjiko. Sa i përket planeve për zgjerimin e familjes, reperi tha se ndihet shumë i plotësuar si baba i dy fëmijëve. /abcnews.al
![]()

