Në muajin e 5-të të shtatzënisë, Kıvanç Tatlıtug nuk e përkrah bashkëshorten lidhur me këtë çështje

schedule12:52 - 13 Shkurt, 2022

schedule 12:52 - 13 Shkurt, 2022

Aktori i njohur turk, Kıvanç Tatlıtuğ pritet të bëhet shumë shpejt baba. Bashkëshortja e tij, Başak Dizer, bashkëshortja ka hyrë në muajin e 5-të të shtatzënisë.

Mirëpo, në mediat vendase po qarkullon një lajm, në të cilin thuhet se ajo ka marrë një ofertë nga një kompani mobiljesh, për t’u bërë imazhi i saj së bashku me foshnjën.

Megjithatë duket se Dizer e ka refuzuar ofertën për të cilën do të shpërblehej me një vlerë prej 200 mijë dollarësh. Shkak për këtë mësohet të jetë bërë bashkëshorti i saj, i cili nuk ka dashur që foshnja e tyre, ende pa ardhur në jetë të kthehej në ‘objekt’ për të fituar të ardhura.

Aktualisht çifti po qendron larg projekteve të reja profesionale. Ata janë përkushtuar te ndryshimet e bukura, që pritet të ndodhin në familjen e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!