Entela Cenko është somelieria e njohur, që ka spikatur si një nga më të mirat e momentit. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se parfumin e parë e ka krijuar në moshën 6-vjeçare.
Entela rrëfeu historinë e saj dhe që nga ai moment duket se jeta e saj ishte e destinuar të kishte në qendër shijet dhe nuhatjet.
Ajo theksoi se familja e saj ka pasur një ndikim shumë të madh, pasi xhaxhai ka qene pjesë e agronomisë dhe verërave, ndërsa gjyshja ka qene kuzhiniere.
“Është një zanafillë e hershme e fëmijërisë, sepse ne jemi rritur në një fëmijëri ndryshe në shtëpi private. Unë kam një kulturë në shtëpi sepse familja ime është marrë shumë me verërat dhe ushqimin. Kam pasur gjithmonë këtë, gjyshen kuzhiniere dhe xhaxhain pjesë e agronomisë, ushqimit dhe verërave. Edhe im më kishte një kolonjë në atë kohë që nuk ma jepte, unë isha diku 5-6 vite dhe e kërkoja me shumë insistim. Edhe pastaj me ndihmën e gjyshes sime arrita të bëja një kolonjë, një parfum në mënyrën time si fëmijë.
Herën e parë mora atë pikën e rakisë që ne e kishim si traditë, atë alkoolin dhe nuk mora gjethet e luleve që kisha në baçe, por mora pjalmin e tyre. Ndërkohë, pjalmi nuk jep shumë dhe nuk është se shpërthen aromat, edhe e futa në një shishe Pensiline, se ato lloj ishin në atë kohë se dhe mundësitë nuk ishin dhe e futa me atë tapën siç ishin, edhe e lash në errësirë, pasi pyeta gjyshen dhe kur e hapa pas ditëve ajo më avulloi, u zhduk, vinte erë shumë e mirë. Pastaj, fillova të qaja”, rrëfeu Entela./abcnews.al