Në “monitorim” nga Real e Barça, njëri prej vëllezërve Williams pret “menaxherët”

schedule15:16 - 29 Qershor, 2024

schedule 15:16 - 29 Qershor, 2024

Padyshim mund të quhet një nga lojtarët më premtues në futbollin spanjoll. “Fantazisti” i krahut të majtë të fushës, Nico Williams po shkëlqen te Athletic Bilbao dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë “gjignatëve” të futbollit, si në Angli, por edhe atij vendas, me Barcelona e Real Madrid, që kërkojnë të kenë në skuadër një lojtar si ai.

Talenti 21-vjeçar i sulmit, i cili vitin e kaluar bëri dhe debutimin e tij, me Kombëtaren “iberike”, po kalon momente fantastike te “baskët” e tij, skuadër ku edhe është rritur, së bashku me vëllain e tij, Inaki Williams, teksa nën drejtimin e teknikut, Ernesto Valverde u renditën në vendin e 5-të, të La Liga.

Të shumta kanë qenë zërat, që e lidhin 21-vjeçarin me një kalim, te një prej “gjigantëve” të futbollit evropian, por deri më tani nuk ka një lëvizje konkrete dhe për mediat, “ylli” i futbollit spanjoll ka folur me tepër modesti për interesimin e skuadrave të mëdha.

“Nëse skuadra të mëdha si Barça, Real Madrid apo klube angleze po më monitorojnë, do të thotë se po e bëj mirë punën time. Unë jam i qartë për vendimin që dua të marr, por në fund kjo është diçka për të cilën mendojnë agjentët e mi. Të cilët kanë qenë me mua që kur isha 11 vjeç. Dhe ata janë prindërit e mi dhe vëllai im”,- theksoi Nico.

Siç thamë edhe më lart, “iberiku” është rritur në akademinë e Athletic Bilbao dhe ka një kontratë me “Baskët” deri në verën e vitit 2025 dhe për të shmangur një largim me parametra zero nga klubi, ekziston mundësia që këta të fundi të bëjnë disa lëvizje në merkato, që në hapësirën e transferimeve në dimër. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!